Senati, Këshilli Mësimor i Kolegjit, Rektori, Dekanët janë përgjegjës për kualitetin e programeve të studimit dhe për zbatimin e masave për sigurimin e kualitetit të mësimdhënësve dhe kushteve të punës të universitetit dhe fakulteteve në përbërje të tij.
Me qëllim të zhvillimit, monitorimit dhe rishikimit periodik të programeve/diplomave në vazhdimësi të përshtatshme dhe bashkëkohore, senati i universitetit, themelon zyrën (komisionin) për sigurimin e cilësisë.
Me këtë rregullore definohet roli dhe përgjegjësia e komisionit për sigurimin e cilësisë.
Neni 1
Kolegji Fama përmes Komisionit për sigurimin e cilësisë e siguron zhvillimin e cilësisë së arsimit në pajtim me:
- Ligjin mbi arsimin e lartë;
- Statutin dhe rregulloret tjera të Kolegjit Fama;
- Standardet dhe udhëzimin për akreditim nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Neni 2
Përbërja e zyrës (komisionit) caktohet me vendimin e senatit, kurse kompetencat dhe detyrat e tij caktohen me këtë rregullore.
Neni 3
Zyra (komisioni) për sigurimin e cilësisë ka këto kompetenca:
- Përgatit strategjinë e punës dhe i propozon Senatit për miratimin e strategjisë;
- Harton planet aksionale për zbatimin e strategjisë;
- Planifikon dhe përgatitë aktivitetet lidhur me përcjelljen dhe kontrollimin e cilësisë së arsimit në universitet;
- Përgatit raport mbi vetëvlerësimin e universitetit dhe fakulteteve në përbërje të tij;
- I parashtron senatit, raport mbi gjendjen në lëmin e kualitetit së paku një herë në vit;
- Japë ndihmë profesionale në përgatitjen e dokumentacionit për akreditim nga Agjencia e Akreditimit;
- I propozon masa Senatit për evitimin e dobësive të konstatuara me qëllim të përmirësimit të kualitetit;
- Formon ekipe punuese në kuadër të zyrës për sigurimin e cilësisë prej secilit program.
Neni 4
Ekipi punues për vlerësimin e cilësisë përbëhet prej:
- Udhëheqësit të ZSC,
- Nga një përfaqësues nga secili program,
- Përfaqësuesi i administrates,
- Përfaqësuesi i studentëve;
- Eksperti i jashtëm.
Neni 5
Anëtarët e ekipit punues zgjidhen nga këshilli mësimor-shkencor i fakultetit me mandate një vjeçar me mundësi rizgjedhje.
Neni 6
Ekipet punuese për vlerësimin e cilësisë do të jenë përgjegjës mbi implementimin e planeve të përpiluara nga komisioni për sigurimin e cilësisë.
Neni 7
Ekipet e programit për vlerësimin e cilësisë duhet të përgatisin raporte me shkrim, të cilat duhet dërguar Komisionit për sigurimin e cilësisë për shqyrtim dhe miratim.
Neni 8
Zyra e sekretarit të përgjithshëm do të sigurojë përkrahje teknike për punën e Zyrës për sigurimin e cilësisë
Neni 9
Z.S.C. mblidhet në seanca të zakonshme të paktën 2 herë në muaj.
Rendi i ditës propozohet nga kryetari i Z.S.C.
Seanca e zyrës për sigurimin e cilësisë mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme me kërkesën e kryetarit ose me kërkesën me shkrim nga 2 a më tepër anëtarë.
Vendimet në Z.S.C. janë të vlefshme kur merret me shumicën e votave të anëtarëve të Z.S.C. të pranishëm në mbledhje.
Për çdo seancë të mbajtur duhet të mbahet dhe të ruhet ekstrakt i procesverbalit nga seanca e mbajtur dhe të nënshkruhet nga procesmbajtësi dhe kryetari i Z.S.C.
Neni 10
Z.S.C. duhet të organizojë debat të hapur në fakultete të universitetit lidhur me programet për sigurimin e cilësisë duke ju mundësuar të gjithë anëtarëve të komunitetit pjesëmarrje aktive dhe shprehje të mendimit.
Neni 11
Procedurat e vetëvlerësimit në universitet i kryen Komisioni për sigurimin e cilësisë i cili përgatitë raport kritik, të paanshëm dhe objektiv mbi sigurimin e cilësisë.
Neni 12
Kjo rregullore hynë në fuqi 8 ditë nga dita e shpalljes në ueb faqen e Kolegjit FAMA.